Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Rezultatet zyrtarë konfirmojnë Basheskun dhe Geoanën në balotazhin rumun

26/11/2009

BUKURESHT, Rumani -- Rezultatet përfundimtarë të dala të enjten (26 nëntor) konfirmojinë se Presidenti i tanishëm Trajan Bashesku i Partisë Liberale Demokratike (PDL) fitoi 32.5% të votave në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të së dielës. Byroja Qendrore Zgjedhore shtoi se Mirçea Geoana i Partisë Social Demokratike (PSD) do të jetë kundërshtari i Basheskut në balotazhin e 6 dhjetorit, me 31% të votave. Krin Antonesku i Partisë Liberale Kombëtare (PNL) ishte prapa me 20% të votave. Ai dhe Geoana nënshkruan një marrëveshje politike midis partive të tyre të mërkurën që mbulon si balotazhin presidencial, ashtu edhe një koalicion të ri në parlament, që do të ketë shumicën e plotë. PNL dhe Aleanca Demokratike e Hungarezëve nënshkruan një marrëveshje të ngjashme, duke rritur koalicionin e ri.

Ndërkohë, rezultatet përfundimtarë të referendumit që ishte me zgjedhjet e së dielës sugjerojnë se 78% e votuesve mbështesin një parlament me një dhomë sesa me dy dhoma, ndërsa 89% e tyre votuan për pakësimin e numrit të ligjvënësve nga 471 në 300. Zyrtarët thanë se pjesëmarrja për referendumin ishte 51%. (Jurnalul National, Agerpres, Mediafax, Hotnews.ro - 26/11/09; Xinhua, Hotnews.ro, Agerpres - 25/11/09)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes