25/11/2009
PRISHTINE, Kosovë -- Një ushtar slloven që shërbente me KFOR në Kosovë ka vdekur në atë që duket se ishte një shtënie aksidentale tha të martën (24 nëntor) Ministria sllovene e Mbrojtjes. Ndonëse aksidenti është nën hetim, besohet se ai "nuk nënkupton përfshirjen e një personi tjetër" tha ministria. Sllovenia u bashkua me paqeruajtësit e KFOR më 2007. (Koha Ditore, Express, Lajm, Zeri, Kosova Sot - 25/11/09)