Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Rohan: Kosova do të bashkohet me OKB pas njohjes nga Serbia

25/11/2009

PRISHTINE, Kosovë -- E ardhmja e vendit të ri është e ndritur dhe shpejt a vonë ai do të jetë pjesë e BE, tha të martën (24 nëntor) ish-Ndihmësi i të Dërguarit të Posatçëm të OKB, Albert Rohan, gjatë një vizite në Kosovë. Në të njëjtën kohë, vuri në dukje ai, anëtarësimi në OKB do të varet nga Beogradi. "Kosova do të bëhet një anëtare e OKB kur Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës dhe kësisoj të tërheqë kundërshtimin e saj në OKB. Kjo është shumë e thjeshtë," tha Rohan.

Në një fjalim në parlament, ai i siguroi ligjvënësit se pavarësia e Kosovës është një fakt i pakthyeshëm, që më së fundi duhet të pranohet nga Serbia dhe pesë vendet anëtare të BE që nuk e kanë njohur ende atë. Ai theksoi se Kosova duhet të ndërtojë institucionet demokratikë, të sigurojë rendin e ligjit, të garantojë pavarësinë e medias dhe të harmonizojë ligjet e saj me acquis, me qëllim që të arrijë anëtarësimin në BE. (Zeri, Koha Ditore, Kosova Sot, Express, Lajm - 25/11/09; RTK - 24/11/09)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes