25/11/2009
LUBLJANE, Slloveni -- Presidenti Danilo Turk tha të martën (24 nëntor) se qeveria hollandeze nuk është e vetmja që është kundër ratifikimit të Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Shoqërimit (SAA) me BE. Sipas Turk, shumë vende anëtare të BE kanë këtë opinion. Ai tha se një shkrirje e mundshme e marëveshjes së përkohëshme të tregtisë që është pjesë e SAA është larg të qënët e sigurtë dhe do të vendoset vetëm kur kryeprokurori i gjykatës së OKB Serege Bramertz të paraqesë vlerësimin e tij mbi bashkëpunimin e Beogradit. Këshilli i Sigurimit i OKB do të shyrtojë raportin e Bramertz më 3 dhjetor. BE do të diskutojë shkrirjen e mundshme të SAA ose marrëveshjes së përkohëshme të tregtisë në takimin e saj të nivelit të lartë në mes të dhjetorit. (B92, Danas - 24/11/09)