25/11/2009
BEOGRAD, Serbi -- Parlamenti nisi të martën (24 nëntor) debatimin e projekt-ligjit mbi transferimin e pushteteve pranë Vojvodinës. Kryeministri Mirko Cvetkoviç mbrojti projekt-ligjin duke thënë se ai është kushtetues dhe në mënyrë të vazhdueshme zbaton decentralizimin dhe konceptin e autonomisë krahinore pa elementë shtet-formues. Ai shpjegoi se ligji do t'i jepte Vojvodinës legjislacion në 20 fusha, duke përfshirë zhvillimin rajonal, bujqësinë, turizmin, industrinë, transportin, kujdesin shëndetësor, ekonominë, privatizimin, minierat dhe energjinë. Por partitë e opozitës e kritikojnë ashpër legjislacionin duke këmbëngulur se ai do ta federalizojë Serbinë. Të mërkurën, ligjevënësit do të diskutojnë projekt-statutin e krahinës. (Beta, RTS, Tanjug, B92, Danas - 24/11/09)