25/11/2009
PRISHTINE, Kosovë -- Komisioni Zgjedhor i Ankesave dhe Apeleve (ECAC) i kërkoi të martën (24 nëntor) Komisonit Qendror Zgjedhor që të anullojë rezultatet në 15 qendra votimi në Kosovë, tetë prej tyre në bashkinë e Gjakovës. ECAC thotë se rreth 1,500 vota të hedhura në këto qendra votimi gjatë zgjedhjeve bashkiake të 15 nëntorit përmbanin nënshkrime të fallsifikuara.
Të martën herët, njerëz të armatosur hapën zjarr ndaj ndërtesës së bashkisë të Gjakovës duke thyer dritaret. Një 41-vjeçar u arrestua dhe u morr në pyetje si i ndyshuari kryesor i incidentit. Partitë politike minimizuan rëndësinë e çdo lidhjeje midis sulmit dhe rezultateve të zgjedhjeve vendore. (Koha Ditore, Express, Lajm, Zeri, Kosova Sot - 25/11/09)