24/11/2009
PRISHTINE, Kosovë -- Ministria e shëndetësisë konfirmoi të hënën (23 nëntor) një rast të tretë vdekjeje shkaktuar nga virusi H1N1. Viktima, një grua 37 vjeçare nga bashkia e Gjakovës, vdiq të dielën. Zyrtarët e ministrisë thanë se ajo vuante nga një sëmundje kronike. Kosova ka njoftuar 98 raste të H1N1 deri tani. Grupi i parë i vaksinave mbërriti në fundjavë, dhuruar nga Turqia, ndërsa 100,000 doza të trajtimit të gripit, Tamiflu, premtuar nga Organizata Botërore e Shëndetit, pritet të mbërrijnë në fillim të dhjetorit. (Koha Ditore, Express, Zeri, Lajm - 24/11/09)