24/11/2009
PRISHTINE, Kosovë -- Parlamenti miratoi me një diferencë të ngushtë buxhetin e 2010 propozuar nga qeveria gjatë një sesioni maratonë të hënën (23 nëntor). Vetëm 62 nga 120 ligjvënësit e mbështetën projekt-ligjin. Ligjvënësit e opozitës e bojkotuan votimin duke argumentuar se ata "nuk donin të ishin pjesë e manipulimeve me paratë publike". Buxheti arrin në 1.461 miliardë euro, që është 6% më shumë se buxheti i 2009. Kryeministri Hashim Thaçi tha se buxheti është mbështetur në përparësitë e Kosovës që përfshijnë rritjen e investimeve të kapitalit, projektet e infrastrukturës dhe hapjen e ambasadave të reja. (Koha Ditore, Express, Zeri, Lajm - 24/11/09)