24/11/2009
ZAGREB, Kroaci -- Studentët në fakultetin e filozofisë të Zagrebit vendosën të hënën (23 nëntor) që të vazhdojnë protestën e tyre për shkak se qeveria nuk përmbushi kërkesat për arsimin pa pagesë. Studentët vendosën të bojkotojnë të gjitha leksionet siç bënë në pranverë. Atëhere, rreth 20 fakultete në të gjitha qytetet e mëdha u bllokuan. Të hënën, studentët në Pulje dhe Rijeka u bashkuan me protestën. Kryeministrja Jadranaka Kosor thotë se qeveria do të bëjë çmos për të garantuar arsimin pa pagesë për të gjithë studnetët që përmbushin kriteret. (HINA, Poslovni, Javno, Jutarnji List, Vecernji List - 23/11/09)