24/11/2009
BEOGRAD, Serbi -- Përfaqësuesit e Komisionit Europian (KE) dhe Parlamentit Europian (KE) u thanë autoriteteve serbe të hënën (23 nëntor) se duhet të këshillohen me KE përpara se të bëjnë kërkesën për anëtarësimin në BE. Sipas Raportuesit të PE për Serbinë, Jelko Kacin, Beogradi nuk duhet të nxitohet për të paraqitur kërkesën. Drejtori i KE për Ballkanin Perëndimor Pierr Mirel, shtoi se nuk do të ishte e mundur për bllokun që të diskutojë kërkesën e Serbisë derisa marëveshja e saj e përkohëshme e tregtisë mbetet e ngrirë. Ai thotë se marrëveshja mund të shbllokohet nëse kryeprokurori i krimeve të luftës të OKB Serge Bramertz jep një vlerësim pozitiv të bashkëpunimit të Beogradit në një raport përparimi muajin e ardhshëm. Zëvendës/Kryeministri Bozhidar Gjeliç ripohoi se vendi i tij po bashkëpunon plotësisht me gjykatën dhe shprehu shpresë se marrëveshja e përkohëshme mund të zbatohet në fillim të dhjetorit. (Beta, Tanjug, B92, RTS - 23/11/09)