Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Serbia hap bazën ushtarake pranë Bujanovcit

24/11/2009

BEOGRAD, Serbi -- Presidenti Boris Tadiç dhe Ministri i Mbrojtjes Dragan Sutanovac ndoqën të hënën (23 nëntor) hapjen e një baze ushtarake të quajtur Jug, pranë Bujanovcit. Në ceremoni, Tadiç tha se struktura do të jetë një faktor kryesor për sigurinë e paqen dhe do të ndihmojë në luftën kundër krimit të organizuar, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të Serbisë jugore. Baza, e njohur gjithashtu si Çepotina sipas një kodre aty pranë, është përshkruar si më e madhja dhe më modernja e llojit të saj në rajon. Ajo është vendosur pranë zonës tokësore të sigurisë dhe vijës administrative me Kosovën.

Shqiptarët që jetojnë në Serbinë jugore janë të pakënaqur me bazën duke e përshkruar atë si "militarizim" të rajonit të tyre. (Tanjug, Beta, RTS, B92, AP, DPA - 23/11/09)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes