24/11/2009
BUKURESHT, Rumani -- Presidenti i tanishëm Trajan Bashesku i Partisë Liberale Demokratike fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale me një kryesim shumë të ngushtë, sipas një mostre prej 99.81% të qendrave të votimit, të botuar të hënën (23 nëntor) nga Byroja Qendrore e Zgjedhjeve. Bashesku fitoi 32.4% të votave, duke lënë pas Mirçea Geoana të Partisë Social Demokratike, i cili fitoi 31.1%. Krin Antonesku i Partisë Liberale Kombëtare (PNL) doli i treti me 20%. Pas tij ishte Korneliu Vadim Tudor i Partisë së Rumanisë së Madhe, me 5.5%. Bashesku dhe Geoana do të shkojnë në një balotazh më 6 dhjetor. Sondazhet e opinionit sugjerojnë se Bashesku do të humbë, pasi PNL njoftoi të hënën se do të mbështesë Geonanën. (Evenimentul Zilei, Romania Libera - 24/11/09; Mediafax - 23/11/09)