23/11/2009
ATHINE, Greqi -- Roja Bregdetare lëshoi një deklaratë të dielën (22 nëntor) duke mohuar njoftimet e medias ndërkombëtare se një anije greke mallrash është kapur nga piratë të armatosur pranë brigjeve të Jemenit më 16 nëntor. Autoritetet thonë se anija "Shpirti i Detit të Kuq" u sulmua vërtet nga dy barka të shpejta pirate, por arriti t'u shpëtojë atyre. Pronari i anijes, ndërmarrja e transportit detar Sekur Holdings Inc. tha se anija vazhdon kursin e saj për në Karaçi, Pakistan. (ANA-MPA, Kathimerini - 23/11/09)