22/11/2009
ZAGREB, Kroaci -- Qeveria njoftoi të shtunën (21 nëntor) se ka shkarkuar tre nga katër menaxherët e lartë të kompanisë shtetërore të autostradave HAC, e cila është goditur nga një seri skandalesh korrupsioni. Ministri i Transportit Bozhidar Kalmeta tha se vendimi për të shkarkuar zyrtarët e lartë u shkaktua nga plani i qeverisë për përmirësimin e ndërmarrjes sepse "drejtimi normal i biznesit [ishte] i pamundur". Media lokale ka njoftuar mbi korrupsionin në kompani, megjithatë Kalmeta mohoi këto pretendime. "Marrëdhëniet brenda HAC janë arsyeja e vetme. Qëllimi ynë tani është që të bëjë menaxhimin e ri të lirë nga ndikimi politik," tha ministri. HAC është përgjegjës për funksionimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e autostrave në Kroaci. (AFP, Reuters - 21/11/09)