Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Arrestohet në Malin e Zi i dyshuari serb kroat për krimet e luftës

22/11/2009

BEOGRAD, Serbi -- Drejtuesi i Qendrës të Dokumentacionit Veritas në Beograd, Savo Strbac, lajmëroi të shtunën (21 nëntor) se policia në Podgoricë ka arrestuar Stanko Kovacevic si i dyshuar se ka kryer krime lufte në Kroaci. Sipas Strbac, Kovacevic u arrestua të premten në bazë të një mandat arresti të Interpolit të lëshuar në Zagreb, dhe po pret aktualisht ekstradimin. Kovacevic, së bashku me një grup prej 30 qytetarësh nga fshati i Ervin afër me Knin, u dënua në mungesë me dhjetë vjet burg në 1992. Urdhër arrestet ndërkombëtare u lëshuan kundër atyre në vitin 2001. Pesë nga 30 njerëzit janë arrestuar dhe ekstraduar në Kroaci. Katër prej tyre janë liruar dhe i pesti po përballet me një rigjykim. (Vesti Online, Vecernje Novosti, RTV, RTS, FoNet, B92 - 22/11/09)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes