22/11/2009
BUKURESHT, Rumani -- Rumunët shkuan në votime të dielën (22 nëntor) për të votuar për shefin e tyre të ardhshëm të shtetit. Zgjedhjet presidenciale ishin të para në vend që kur ju bashkua BE-së në janar të 2007. Më shumë se 18 milion njerëz kanë të drejtën të hedhin votën e tyre në 21,400 kutitë e votimit përgjatë vendit dhe 300 jashtë vendit, më shumë në Itali dhe Spanjë. Dymbëdhjetë kandidatë do të konkurrojnë për këtë post. Sipas sondazheve më të fundit, presidenti në detyrë Trajan Bësesku dhe kandidati i Partisë Social Demokratike (PSD) Mirçea Xhoanë janë pretendët kryesorë të cilët kanë mundësi të shkojnë në balotazh në 6 dhjetor. Sondazhet sugjerojnë për një pjesmarrje nën 50%.
Përveç votimit për president, rumunët do të jenë në gjendje të vendosin në një referendum nëse ata duan që parlamenti i vendit të tyre të restrukturohet nga dy dhoma në një dhe të ulet numri i ligjvënësve në të nga 471 në 300. (AFP, Mediafax, Hotnews.ro, Reuters, Euronews - 22/11/09)