20/11/2009
TIRANE, Shqipëri -- Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili tha të enjten (19 nëntor) se Shqipëria është një hap larg nga deklarimi i epidemisë së gripit të derrit. Vasili i kërkoi publikut që të mos ketë panik dhe tha se nuk është marrë vendim për mbylljen e shkollave. Një numër i përgjithshëm prej 128 rastesh është njoftuar, por pa vdekje. (Top Channel, Alsat, Klan, Telegrafi - 19/11/09)