20/11/2009
ZAGREB, Kroaci -- Parlamenti miratoi të enjten (19 nëntor) Gjuro Popijac si ministrin e ri të ekonomisë të vendit. Ai zëvendëson Damir Polancec, i cili dha dorëheqjen në fund të muajit të kaluar, mes një skandali korporate ku përfshihej ndërmarrja ushqimore Podravka. Ligjvënësit miratuan gjithashtu propozimet për zëvendës/kryeministra për Ministrin e Shëndetësisë Darko Milinoviç dhe Ministrin e Financave Ivan Suker. Të dy ata do të mbajnë portofolet e tjerë të tyre. Popijac thotë se do të paraqesë zgjidhje konkrete ndaj problemeve ekonomikë afat-gjatë e afat-shkurtër, duke përfshirë sektorin në vështirësi të ndërtimit të anijeve. (HRT, HINA, Poslovni, Nova TV, Novi List, STA - 19/11/09)