20/11/2009
SHKUP, Maqedoni -- Media vendase njoftoi të enjten (19 nëntor) se Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë një verdikt kundër ish-Kryeministrit Vllado Buçkovski që rrjedh nga përfshirja e tij në një marrëveshje armësh. Gjykata ka urdhëruar një rishqyrtim të çështjes për shkak të shkeljeve proceduriale, thanë njoftimet. Por Kryetari i Gjykatës Jordan Mitrinovski i tha Utrinski Vesnik se asnjë vendim nuk është marrë pasi gjyqtarët vetëm e kanë diskutuar çështjen.
Vitin e kaluar, si Buçkovski, ashtu edhe ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Metodi Stambolinski u dënuan me tre vjet e gjysmë burg, pasi u shpallën fajtorë për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Çështja erdhi nga një blerje prej 2.4 milionë euro e pjesëve rezervë për tanket e ushtrisë më 2001, kur Buçkovski ishte ministër i mbrojtjes.(Dnevnik, Utrinski Vesnik - 20/11/09; MIA, A1, Sitel, Makfax - 19/11/09)