20/11/2009
BUKURESHT, Rumani -- Gjykata e Apeleve e Bukureshtit hodhi poshtë të enjten (19 nëntor) një kërkesë nga OJQ-të për të pezulluar një referendum të thirrur nga Presidenti Trajan Bashesku të caktuar për të dielën, në të njëjtën datë me zgjedhjet presidenciale. Po të miratohet, referendumi do të shndërrojë parlamentin me dy dhoma në një dhomë të vetme, duke zvogëluar numrin e anëtarëve nga 471 në 300. Bashesku thotë se kjo do të përmirësojë procesin legjislativ dhe do të kursejë para. Vendimi i së enjtes mund të apelohet ende në Gjykatën e Lartë.
Në lajme të tjera, Bashesku dhe dy kandidatë të tjerë kryesorë për president, u ndeshën në debatin e parë televiziv të premten. Dy kandidatët e tjerë janë social demokrati Mirçea Geoana dhe liberali Krin Antonesku. (Adevarul, Mediafax, Nine o'clock, Romanian Times - 19/11/09)