19/11/2009
PRISHTINE, Kosovë -- Shtetasit serbë dhe malazezë do të jenë në gjendje të vazhdojhë të hyjnë në Kosovë duke treguar kartat e tyre të identifikimit, pavarësisht nga një ligj mbi të huajt që u kërkon shtetasve të vendeve të tjerë të tregojnë një pasaportë të vlefshme. Artan Duraku, këshilltar i Ministrit të Brendshëm Zenun Pajaziti tha të mërkurën (18 nëntor) se kjo politikë do të mbetet në fuqi deri në fund të këtij viti.
Javën e shkuar, një zyrtar i policisë së Kosovës u citua të thoshte se shtetasve të Serbisë dhe Malit të Zi do t'u duheshin pasaporta për të hyrë në Kosovë, por kjo u mohua më pas nga zëdhënësi i policisë Bekim Kelani. (Klan Kosova, Kohavision - 18/11/09; Radio KiM - 17/11/09)