Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Më shumë se 150 ankesa janë ngritur lidhur me zgjedhjet e Kosovës

19/11/2009

PRISHTINE, Kosovë -- Nën-Komisioni i Ankesave dhe Apeleve (ECAC) ka marrë mbi 150 ankesa që nga 15 tetori kur nisi fushata përpara zgjedhjeve bashkiake të Kosovës. Rreth gjysma e tyre u takojnë manipulimeve të dyshuara në ditën e zgjedhjeve, që ishte më 15 nëntor. Kryetari i ECAC Tahir Rreçaj tha të mërkurën (18 nëntor) se gjatë javës së ardhshme këto ankesa do të jenë përparësi e lartë. Sipas ligjit mbi zgjedhjet, ECAC ka të drejtë të anullojë rezultatet ose t'i kërkojë Komisioni Qendror Zgjedhor që të përsërisë votimin në disa qendra votimi nëse dalin shkelje që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në vërtetimin e rezultateve. Rrjeti Europian i Organizatave të Mbikqyrjes së Zgjedhjeve thotë se zgjedhjet "përgjithësisht përmbushën" standardet ndërkombëtarë. (Kosova Sot, Koha Ditore, Epoka e Re, Lajm - 19/11/09; RTK, Kohavision - 18/11/09)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes