19/11/2009
ZAGREB, Kroaci -- Dymbëdhjetë kandidatë do të konkurrojnë në zgjedhjet presidenciale të 27 dhjetorit, njoftoi të mërkurën (18 nëntor) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Pesë nga ta mbështeten nga parti dhe shtatë konkurrojnë si të pavarur. "Ne morëm 21 kandidatura, nga të cilat 12 janë të vlefshme," tha Kryetari i Komisionit Branko Hërvatin. Fushata zyrtarisht fillon të enjten dhe do të përfundojë më 25 dhjetor. Nëse nuk do të ketë kandidat që të fitojë më shumë se 50% të votave, do të ketë një balotazh më 10 janar. Presidenti i tanishëm Stipe Mesiç po përfundon mandatin e dytë të tij dhe nuk mund të kërkojë rizgjedhje. (HINA, Poslovni, Nova TV, Reuters - 18/11/09)