19/11/2009
TIRANE, Shqipëri -- Korrupsioni mbetet një problem i rëndë në Shqipëri, tha të mërkurën (18 nëntor) kreu i Komisionit Europian (KE) në Tiranë Helmut Lohan. Ai shtoi se korrupsioni prek investimin e huaj vendimtar. Duke folur në një konferencë mbi bërjen e biznesit në Shqipëri, Lohan përshëndeti strukturat dhe programet për të luftuar dukurinë, por paralajmëroi se ai ende përbën një problem të rëndë në shumë fusha. Ai i bëri thirrje parlamentit të rrisë reformat dhe u kërkoi ligjvënësve që të këshillohen me bizneset ndërsa hartojnë projekt-ligje lidhur me to.
Më vete të mërkurën, media vendase njoftoi për një studim nga Dhoma Europiane e Tregtisë që zbulon se shumica e bizneseve shqiptarë janë të pakënaqur me administrimin fiskal dhe i konsiderojnë politikat e taksave të paqarta, të pamjaftueshme dhe shpesh përzgjedhëse. Raporti përmend të njëjtat probleme në Bosnjë dhe Herzegovinë e Kroaci, ndërsa bizneset në Maqedoni dhe Malin e Zi përgjithësisht kanë një pikëpamje pozitive mbi sistemet e tyre të taksave. (Shqip, Gazeta Shqiptare, Panorama, Shekulli - 19/11/09; Top Channel - 18/11/09)