Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Kristofias kundërshton propozimin turk për konferencën e Qipros

19/11/2009

NIKOZIA, Qipro -- Presidenti Demetris Kristofias tha të mërkurën (18 nëntor) se Qiproja ka kundërshtuar një propozim të Ankarasë për një konferencë pesë palëshe mbi ribashkimin e ishullit të ndarë. Kristofias shpjegoi se propozimi është i ngjashëm me një procedurë të 2003, e cila rezultoi në një plan të OKB që u kundërshtua më së fundi nga 74% e votuesve qipriotë grekë si e njëanëshme. Sipas medias vendase, Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan e sugjeroi konferencën gjatë një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB Ban Ki-mun të martën. Erdogan propozoi që pjesëmarrësit nga Turqia, Greqia, Britania e Madhe, bashkësitë qipriote greke dhe turke të takohen nën mbikqyrjen e OKB. Kristofias thotë se Turqia po "pretendon të kërkojë zgjidhje dhe të bëjë propozime [ndërsa] në të njëjtën kohë zyrtarët turq më akuzojnë mua personalisht për pengimin e një zgjidhjeje". (Xinhua, ISRIA, MIA - 18/11/09)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes