18/11/2009
BUKURESHT, Rumani -- Punëtorët e metrosë po vazhdojnë grevën e tyre të mërkurën (18 nëntor) për një ditë të dytë. Metroja, që përdoret nga rreth 650,000 njerëz çdo ditë, ishte e mbyllur nga 4 në mëngjes deri në 4 pasdite të martën, pasi punëtorët dolën nga puna duke kërkuar paga më të larta. Ata kanë rënë dakord për një rritje prej 18%, krahasuar me kërkesën e tyre të parë për 26%. Trafiku në Bukuresht u bllokua të martën. (Romanian Times, Financiarul - 18/11/09; Agerpres - 17/11/09)