18/11/2009
ANKARA, Turqi -- Ministri i Jashtëm Ahmet Davutoglu tha të martën (17 nëntor) se Turqia do të shqyrtojë nëse do të ratifikojë statutin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) pas një konference për shqyrtimin e gjykatës në Ugandë vitin e ardhshëm. Çështja u ngrit përpara një takimi të nivelit të lartë të Organizatës së Konferencës Islamike që Stambolli organizoi më parë këtë muaj. Presidenti sudanez Omar Hasan al-Bashir ishte planifikuar të merrte pjesë, por nuk erdhi në minutën e fundit. Ai është paditur nga ICC për krime kundër njerëzimit në Darfur. Më 2004, Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan tha se vendi i tij do të bëhej pjesë e ICC, por kjo nuk ka ndodhur ende. (Reuters - 17/11/09)