18/11/2009
ANKARA, Turqi -- Një letër e tretë dërguar prokurorëve civilë të ngarkuar me çështjen e dyshuar Ergenekon po ngre tensionet. Ndërsa hollësitë e letrës të dërguar të dielën e kaluar u shfaqën të martën (17 nëntor), publiku mësoi më shumë rreth planeve të dyshuara për të shkatërruar Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim në pushtet. Një oficer ushtarak pa emër bashkëngjiti gjithashtu një CD, e cila përmban 590 dosje me dokumentë ushtarakë sekretë. Letra iu dërgua Presidentit Abdullah Gul, Kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan, kryetarit të Partisë Popullore Republikane kryesore të opozitës Deniz Bajkal dhe kryetarit të Partisë së Lëvizjes Nacionaliste Devlet Bahçelli. Besohet se letrat e mëparshme të dërguara prokurorëve të Ergenekon në tetor ishin nga dikush në ushtri, një person tjetër nga autori i kësaj letre të fundit. (Zaman, Hurriyet, Cumhurriyet - 18/11/09; Anadolu news agency - 17/11/09)