18/11/2009
BEOGRAD, Serbi -- Presidenti Boris Tadiç, së bashku me Ministren e Sporteve Snezhana Markoviç-Samarxhiç dhe kryetarin e federatës së futbollit Tomisllav Karaxhiç, mund të dalin në gjykatë më 1 dhjetor për t'u përballur me akuzat e pirjes së shampanjës në një stadium. Në tetor, media botoi fotografi të atyre të tre duke mbajtur gota shampanje pas fitores 5-0 të Serbisë ndaj Rumanisë në eleminatoret e Kupës Botërore. Gjoba për pirje alkoholi në veprimtaritë sportive shkon nga 150 në 1,500 dollarë amerikanë. Tadiç ka thënë se do të paguajë gjobën nëse gjykatësit e shpallin fajtor. Ai këmbëngul se ngriti një dolli me shampanjë, por nuk e piu atë. (Vecernje Novosti, BBC, AP, B92 - 17/11/09)