18/11/2009
HAGE, Hollandë -- Kryeprokurori i OKB për krimet e luftës Serge Bramertz ka përgatitur raportin e tij mbi atë se sa mirë kanë bashkëpunuar vendet e veçantë në rajon me gjykatën, por nuk do të zbulojë përmbajtjen e tij përpara se t'a dërgojë vlerësimin e tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në dhjetor, tha zëdhënësja e tij Ollga Kavran të martën (17 nëntor). Gazeta kroate, Jutarnji List, njoftoi të martën se raporti do të përmbajë një vlerësim pozitiv për Serbinë dhe disa kritika për Kroacinë. Vlerësimi është thelbësor për proceset e integrimit në BE të të dy vendeve. (Beta, RTS, B92, Jutarnji List - 16/11/09)