18/11/2009
SHKUP, Maqedoni -- BE është optimist rreth shanseve për një kompromis midis Maqedonisë dhe Greqisë lidhur me mosmarrëveshjen e tyre të gjatë për emrin, madje përpara sesa ministrat e jashtëm të BE të takohen më 7 dhjetor, tha të martën (17 nëntor) Ministri i Jashtëm suedez Karl Bildt, vendi i të cilit mban presidencën e rradhës të BE. Ai tha se është në kontakt të vazhdueshëm me homologët e tij në të dy vendet dhe se të dy qeveritë duan të arrijnë përparim.
Më vete të martën, ndërmjetësi i OKB në mosmarrëveshjen për emrin, Methju Nimetz, tha se ai do të mbledhë një raund të ri bisedimesh "nëse dhe kur" të besonte se një takim i tillë do të jetë i dobishëm. (MIA, A1, Makfax, Sitel, Alsat, ANA-MPA - 17/11/09)