18/11/2009
LUBLJANE, Slloveni -- Kryeministri Borut Pahor njoftoi të martën (17 nëntor) se qeveria mbështet marrëveshjen e arbitrimit të kufirit të arritur me Kroacinë. Ai shtoi se përpara se parlamenti të votojë për të, Gjykata Kushtetuese do t'a shqyrtojë atë, gjë që do të kërkojë rreth një muaj. Javën e shkuar, qeveria kroate miratoi një projekt-ligj mbi marrëveshjen dhe e dërgoi atë për miratim në parlament. (STA, HINA, HRT, Novi List - 17/11/09)