18/11/2009
ZAGREB, Kroaci -- Gjykata Kushtetuese kundërshtoi të martën (17 nëntor) ankimet që vinin në pikëpyetje kushtetueshmërinë e taksës së posatçme mbi pagat, pensionet dhe të ardhurat e tjera që u vendos në gusht. Gjykata vendosi se taksa e re nuk është diskriminuese dhe kështu nuk shkel kushtetutën. Rreth 80,000 shtetas përfshirë Presidentin Stipe Mesiç i kërkuan gjykatës që të vlerësojë të ashtuquajturën krizë të taksave. Votimi ishte 11 me 2 . Gjykatësit rekomanduan, megjithatë, që qeveria të konsiderojë shfuqizimin e taksës përpara heqjes së planifikuar të saj, një vit më pas. Sipas taksës së posatçme, të ardhurat neto mujore që janë nga 409 në 819 euro, taksohen me një normë 2%. Norma është 4% për të ardhurat më të larta. (Vjesnik, HINA, Jutarnji List - 17/11/09)