Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Shqipëria më pranë statusit të kandidatit të BE

17/11/2009

BRUKSEL, Belgjikë -- Ministrat e jashtëm të BE pranuan zyrtarisht të hënën (16 nëntor) kërkesën e Shqipërisë për statusin e kandidatit dhe do t'i kërkojnë tani Komisionit Europian që të paraqesë një opinion mbi kërkesën e Shqipërisë, që do të kërkojë rreth 18 muaj. Shqipëria paraqiti kërkesën e saj për statusin e kandidatit në prill.

Kryeministri Sali Berisha e përshkroi vendimin e së hënës si "historik dhe vendimtar për shtetasit shqiptarë", një mendim të cilit iu bë jehonë nga Presidenti Bamir Topi, i cili tha se Shqipëria do që të bëhet pjesë e "Europës së bashkuar".

Më vete të hënën, anëtarja e Parlamentit Europian Tanja Fajon tha se Shqipëria ka një shans real që t'u ofrojë shtetasve të saj lëvizjen e lirë në vendet e BE; megjithatë mungesa e mirëkuptimit politik mbetet një shqetësim. Shqipëria duhet gjithashtu të bëjë më shumë për të luftuar krimin dhe korrupsionin për të përfituar nga procesi i liberalizimit të vizave, tha Fajon gjatë një konference të organizuar nga ministria e integrimit në Tiranë. (Top Channel, News 24, Klan, Alsat, Telegrafi - 16/11/09)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes