17/11/2009
ATHINE, Greqi -- Grupi ekstremist Konspiracia e Bërthamave të Zjarrit mori përgjegjësinë të hënën (16 nëntor) për një bombë jashtë shtëpisë të Athinës të një anëtari të parlamentit javën e shkuar. Në një deklaratë të botuar në Internet, grupi e quajti anëtarin e PASOK, Mimis Andrulakis "një lake mike të televizionit të atyre që janë në pushtet". Grupi tha gjithashtu se pesë anëtarë të dyshuar të organizatës që janë arrestuar dhe akuzuar për terrorizëm nuk kanë asnjë farë lidhje me grupin. Bomba shkaktoi dëme të pakta, por jo të plagosur. (AP, AFP - 16/11/09)