Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Shefi i NATO-s i kërkon BE të ndihmojë me mosmarrëveshjet Greqi-Turqi

17/11/2009

BRUKSEL, Belgjikë -- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmusen tha të hënën (16 nëntor) se anëtarët e BE duhet të ndihmojnë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis Greqisë dhe Turqisë që pengojnë një marrëveshje për përmirësimin e gjendjes së sigurisë në Afganistan. Turqia, anëtare e NATO-s po vë veton ndaj marrëdhënieve zyrtare midis Aleancës dhe BE që pengojnë NATO-n për dhënien mbrojtje për trainerët e BE të vendosur në Afganistan. Më tej, Ankaraja nuk njeh qeverinë qipriote greke të Nikozias megjithse Qiproja është një anëtare e BE. Duke folur në një takim të përbashkët të të gjithë ministrave të mbrojtjes dhe ministrave të jashtëm të BE në Bruksel, Rasmusen theksoi se përmirësimi i marrëdhënieve midis NATO dhe BE është një përparësi për të. (Hurriyet - 17/11/09; AP - 16/11/09)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes