17/11/2009
SHKUP, Maqedoni -- Parlamenti votoi të hënën (16 nëntor) për të hequr yllin e kuq me pesë cepa nga stema e vendit. Masa u miratua me një votim 80 me 18. Ylli ka qenë pjesë e stemës për mbi 60 vjet. Zyrtarët thonë se heqja e tij sinjalizon se Maqedonia po shkëput të gjitha lidhjet me të kaluarën komuniste. (MIA, Makfax, A1, Sitel, BNT - 16/11/09)