Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Vëzhguesit thonë se zgjedhjet e Kosovës përmbushën standardet

17/11/2009

PRISHTINE, Kosovë -- Rrjeti Europian i Organizatave të Mbikqyrjes së Zgjedhjeve (ENEMO) tha të hënën (16 nëntor) se zgjedhjet bashkiake të së dielës përgjithësisht përmbushën standardet ndërkombëtarë me përjashtime të rralla. Misioni, i cili vendosi më shumë se 100 vëzhgues, vuri në dukje disa çështje të tilla si një mungesë udhëzimesh lidhur me dokumentet e pranueshëm të identifikimit. Sipas ENEMO, fshehtësia e votës nuk u respektua kurdoherë dhe persona të pa-autorizuar ishin të pranishëm në 7% të qendrave të votimit të vizituara nga vëzhguesit.

Ndërkohë, përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtarë e lavdëruan procesin zgjedhor. Përfaqësuesi i Posatçëm i BE Pieter Feith uroi popullin e Kosovës për kryerjen e përgjithshme të zgjedhjeve dhe për atmosferën përgjithësisht të dobishme që mbizotëroi. "Kjo e ndihmon Kosovën në tranzicionin e saj drejt një shoqërie shumë-etnike dhe në përpjekjet për të sjellë më shumë qeverisje të efektshme pranë popullit," tha Feith. Ambasadori i SHBA në Kosovë Kristofer Dell lavdëroi gjithashtu procesin dhe uroi serbët e Kosovës që votuan pavarësisht prej thirrjeve nga Beogradi për të bojkotuar. "Ju me të drejtë njohët se zgjedhjet u ofronin një mundësi unike për të formuar të ardhmen tuaj dhe të ardhmen e bashkësive tuaja," tha Dell. (Zeri, Koha Ditore, Lajm, Kosova Sot - 17/11/09; Kohavision, RTK - 16/11/09)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes