16/11/2009
PRISHTINE, Kosovë -- Numri i rasteve të konfirmuara të gripit të derrit po rritet, por autoritetet thonë se ritmi me të cilin virusi po përhapet është nën atë që pritej. Ministria e shëndetësisë konfirmoi të dielën (15 nëntor) shtatë raste të reja, për një numër të përgjithshëm prej 39, ndonëse epidemiologët besojnë se numri në fakt është shumë më i madh. Të shtunën, ministria e shëndetësisë njoftoi vdekjen e parë të konfirmuar nga gripi i derrit.
Në Shqipëri, ndërkohë, Instituti i Shëndetit Publik njoftoi të dielën 19 raste të reja të gripit të derrit, duke e shpënë numrin e përgjithshëm në 76. Autoritetet thonë se gjendja është nën kontroll dhe se asnjë nga rastet nuk është i rëndë. (Zeri, Epoka e Re - 16/11/09; RTK, Telegrafi, Top News, Klan - 15/11/09)