16/11/2009
TIRANE, Shqipëri -- Kryebashkiakët dhe zyrtarët e lartë bashkiakë të Partisë Socialiste (PS) të opozitës protestuan të dielën (15 nëntor) jashtë zyrës së Kryeministrit Sali Berisha duke cituar kërcënimet e qeverisë për të zëvendësuar autoritetin e udhëheqësve vendorë. Kreu i PS, Edi Rama, i cili është gjithashtu kryebashkiak i Tiranës, e akuzoi Berishën për "goditjen sistematike" të udhëheqësve vendorë duke ndërhyrë në kompetencat e tyre. Ai i ftoi të gjithë shqiptarët që të nënshkruajnë një peticion që i kërkon Berishës të ndalë "politikat e tij anti-demokratike, anti-kushtetuese dhe anti-ligjore". Rama njoftoi gjithashtu një sërë kushtesh që qeveria duhet të përmbushë deri më 5 dhjetor ose do të përballet me më shumë protesta radikale. (Gazeta Shqiptare, Shqip - 16/11/09; Shekulli, Top Channel - 15/11/09)