15/11/2009
BEOGRAD, Serbi -- Jean Francois Terral, ambasador i Francës në Beograd, tha të premten (13 nëntor) se ai beson se Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) e ngrirë midis BE-së dhe Serbisë do të zgjidhet së shpejti. Ai tha se të gjithë anëtarët e BE respektojnë opinionin e Hollandës, e cila insiston që MSA të mbetet e bllokuar deri sa Serbia të arrestojë komandantin boshnjak serb të kohës së luftës Ratko Mlladiç. Por Terral vuri në dyshim se sa gjatë një anëtar i BE-së do të jetë në gjendje të mbrojë këtë qëndrim, pasi shumica e anëtarëve ndajnë një opinion të ndryshëm. Në fillim të kësaj jave, Hollanda la të kuptohet se mund të zbusi qëndrimin e saj, por po pret një raport të dhjetorit mbi progresin e Serbisë nga kryeprokurori i gjykatës të krimeve të luftës të OKB-së Serbe Brammertz. (Vreme, Beta, B92, Radio Srbija - 13/11/09)