13/11/2009
TIRANE, Shqipëri -- Bojkoti dy mujor parlamentar i Partisë Socialiste (PS) të opozitës nuk pengon liberalizimin e vizave që Shqipëria po kërkon më 2010, u tha ligjvënësve të enjten (12 nëntor) Kryeministri Sali Berisha. Ai përsëriti se shumica është gati që të ngrejë një komision parlamentar për të shqyrtuar kërkesat e PS. PS këmbëngul se zgjedhjet e përgjithshme të qershorit ishin "manipuluar" dhe thotë se bojkoti do të vazhdojë derisa të kryehet një hetim. Një çarje në parti ui shfaq të enjten kur pesë ligjvënës ftuan kolegët e tyre që të lënë bojkotin për hir të reformave të integrimit në BE dhe të kthehen në parlament javën e ardhshme. (Balkan Web, Ora News, Alsat, Top Channel, Klan - 12/11/09)