13/11/2009
SHKUP, Maqedoni -- Ministri i Jashtëm Antonio Milosoki dhe Zëvendës/Kryeministri për Integrimin Europian Vasko Naumovski u kërkuan të enjten (12 nëntor) udhëheqësve europianë që të vendosin një datë për nisjen e bisedimeve të pranimit të Maqedonisë, kur ata të mblidhen në takimin e nivelit të lartë të tyre në dhjetor. Në një letër, Milososki thoshte se vendi i tij është i vendosur që të gjejë një zgjidhje në mosmarrëveshgjen e gjatë për emrin me Greqinë dhe po luan një rol të dobishëm në bisedimet e ndërmjetësuara nga OKB. Naumovski shtoi se gjatë viteve të kaluar, Maqedonia ka bërë përparim të ndjeshëm në zbatimin e reformave të kërkuara nga BE. (Utrinski Vesnik - 13/11/09; MIA, Alsat - 12/11/09)