Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Sulmohet në Mitrovicë, Kosovë kandidati i opozitës

13/11/2009

PRISHTINE, Kosovë -- Përpara zgjedhjeve vendore të së dielës (15 nëntor), Hysni Ahmeti, një kandidat për kryebashkiak i Mitrovicës nga opozita Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) u sulmua të enjten mbrëma ndërsa udhëtonte me makinë në një veprimtari fushate. Sulmuesit qëlluan me armë makinën e tij përgjatë rrugës që lidh Prishtinën me Mitrovicën. Ai nuk u plagos, ndonëse makina e tij u dëmtua.

Një tjetër incident që ka ndotur ditët e fundit të fushatës ndodhi në Zveçan, një qytet në pjesën veriore të Kosovës të mbizotëruar nga serbët. Një granatë u hodh pranë një dyqani duke synuar me sa duket një familje serbe që kishte njoftuar planet për të konkurruar për vende në Asamblenë Bashkiake të Zveçanit. Shumica e serbëve të Kosovës pritet në vend të kësaj të bojkotojnë zgjedhjet.

Gjithashtu të enjten, dy parti të opozitës, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe AAK akuzuan Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ) për keqbërje të mundshme. Partitë thonë se KQZ kontraktoi ndërmarrje private për të shtypur votat dhe për t'i shpërndarë ato në qendrat e votimit edhe pse ndërmarrjet nuk janë të përshtatshme për procesin dhe nuk përmbushin kriteret e caktuar. (Koha Ditore, Zeri, Epoka e Re, Info Press, Kosova Sot - 13/11/09)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes