12/11/2009
BRUKSEL, Belgjikë -- Parlamenti Europian (PE) miratoi të enjten (12 nëntor) një raport që rekomandon heqjen e kërkesave për viza për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi duke filluar nga 19 dhjetori. Votimi ishte 550 me 37, me 51 abstenime. Sipas dokumentit, Bosnjë dhe Herzegovina dhe Shqipëria do të përfshihen në rregjimin pa viza sapo të përmbushnin kriteret e duhura. Vendimi përfundimtar varet nga ministrat e brendshëm të BE, që votojnë deri në fund të këtij muaji. (Beta, RTS, Tanjug, Makfax, MIA - 12/11/09)