11/11/2009
TIRANE, Shqipëri -- Një gjykatë në Gjirokastër dënoi të martën (10 nëntor) pesë vetë në lidhje me një rrëzim vdekjeprurës të një ndërtese një vit më parë. Tre vetë u vranë kur ndërtesa e tyre u shkatërrua për shkak të neglizhencës në një vend ndërtimi pranë. Pronari i ndërmarrjes së ndërtimit Sotiraq Janora u dënua me gjashtë vjet burg ndërsa të tjerët morën dënime me dy dhe dy e gjysmë vjet. Dy zyrtarë të tjerë u liruan, por u ndaluan nga shërbimi publik për tre vjet. (Shqip, Panorama, Gazeta Shqiptare - 11/11/09; Shekulli, News 24, Alsat, Klan - 10/11/09)