11/11/2009
BUKURESHT, Rumani -- Presidenti Trajan Bashesku ka nisur të konsiderojë zgjedhjet e përgjithshme të parakohëshme nëse do të dështojë përpjekja e dytë për të zgjedhur një qeveri. Duke folur në kanalin vendas TVR1 të martën (10 nëntor), Bashesku tha se nëse se duhet, ai do të shpërndajë parlamentin pas zgjedhjeve presidenciale të 22 nëntorit sepse me ligj parlamenti nuk mund të shpërndahet 60 ditë përpara një votimi presidencial. Ndërkohë, Bashesku tha se do të propozojë një kryeministër tjetër të caktuar nëse parlamenti nuk mbështet qeverinë e propozuar nga Liviu Negoita. Kjo është gjë e sigurtë, pasi opozita po refuzon mbështetjen e çdo kandidati të caktuar nga Bashesku.
Ndërkohë, Kryeministri që po ikën, Emil Bok i kërkoi parlamentit të martën që të ndryshojë rregullat lidhur me një qeveri në këtë gjendje, për të lejuar qeverinë që të paraqesë projekt-ligjet për pensionet dhe përgjegjësinë fiskale së bashku me projekt-ligjin e buxhetit të shtetit. Bok theksoi se masat janë midis angazhimeve të biseduara me FMN dhe duhet të miratohen deri në fundi të vitit. (Evenimentul Zilei, Gandul, Ziua - 11/11/09)