Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Partitë sllovene duan referendum mbi marrëveshjen e kufirit me Kroacinë

11/11/2009

LUBLJANE, Slloveni -- Koalicioni në pushtet u është bashkuar thirrjeve nga opozita për të mbajtur një referendum mbi marrëveshjen e re të arbitrimit me Kroacinë për të zgjidhur grindjen e ndërsjelltë të kufirit. Katër partitë njoftuan të martën (10 nëntor) se do t'a ratifikojnë marrëveshjen vetëm nëse shumica e sllovenëve e mbështet atë në një referendum këshillimor. Një sondazh i ri i botuar nga e përditshmja Delo sugjeron se 48.5% e sllovenëve e mbështesin marrëveshjen, 37% janë kundër saj dhe 14.6% janë të pavendosur. Përpara çdo ratifikimi, dokumenti do të përcillet në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim. Të premten, Presidenti Danilo Turk tha se mbështet zhvillimin e një referendumi këshillimor përpara ratifikimit në parlament. Në ndryshim, opozita do një referendum detyrues. (HINA, Poslovni, Nova TV, HRT, RTS, Reuters - 10/11/09)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes