11/11/2009
BEOGRAD, Serbi -- Një gjykatë e Beogradit dënoi të mërkurën (11 nëntor) 41 anëtarë të së ashtuquajturës mafia e autostradës me një numër të përgjithshëm prej 131 vjet burg. Ata u akuzuan për shkaktimin e humbjeve prej 6.5 milionë euro ndaj buxhetit të shtetit nëpërmjet mashtrimit me pagesat rrugore të kryera më 2004-2006. Në tërësi ishin akuzuar 53 vetë si pjesë e çështjes. Nëntë nga të pandehurit u lanë të lirë, ndërsa tre vetë kryen vetëvrasje në rrjedhë të hetimit. Gjyqi nisi në maj 2007. (RTS, B92, Beta - 11/11/09)