10/11/2009
BERLIN, Gjermani -- Kryeministri grek Jorgo Papanndreu tha të hënën (9 nëntor) se zgjidhja e mosmarrëveshjes së emrit me Maqedoninë është një parakusht për pranimin e Shkupit në BE. Në një takim jozyrtar në Berlin me Sekretaren e Shtetit të SHBA Hillari Klinton, në periferi të veprimtarive për të shënuar 20 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, Papandreu tha se ky mesazh "është absolutisht i qartë".
Në fjalimin e tij për pjesëmarrësit, Papandreu i bëri thirrje Europës që të rrëzojë murin e fundit brenda kufijve të saj, "atë që ndan më dysh Qipron." (Kathimerini, ANA-MPA, Makfax - 10/11/09)